Lidhje

SHBA: Krijohet Zyra për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar - 2004-03-08


Administrata e presidentit Bush njoftoi krijimin e një zyre të re që do të ndihmojë në ndalimin e qarkullimit të parave për grupet terroriste ndërkombëtare.

Zyra e re e Terrorizmit dhe Zbulimit Financiar, është pjesë e Departamentit amerikan të Thesarit. Në një deklaratë të bërë të hënën, ky departament tha se zyra do të forcojë përpjekjet për të prerë lidhjet financiare që ndihmojnë terrorizmin.

Përveç luftës financiare kundër terrorit, zyra do të punojë për të mbrojtur sistemin financiar, për të luftuar krimin financiar dhe për të siguruar zbatimin e sanksioneve ekonomike kundër vendeve të papërgjegjëshme. Ajo gjithashtu do të ndihmojë në përpjekjet për gjetjen e pasurive të Irakut.

XS
SM
MD
LG