Lidhje

Një kushtetutë e re për Irakian - 2004-03-09


25 anëtarët e këshillit qeverisës të Irakut zhvilluan një debat të lirë, të hapët dhe të zjarrtë ndërkohë që përfunduan një kornizë për qeverisjen e vendit të tyre. Më 8 mars, udhëheqësit irakianë miratuan një kushtetutë të përkohshme. Nënshkrimi i këtij dokumenti hap rrugën për kthimin e sovranitetit në duart e irakianëve më 30 qershor.

Presidenti i këshillit qeverisës, Muhamed Bahër al-Allum, thotë se irakianët po përjetojnë një monent historik në procesin e vendosjes së themeleve të shëndosha për ndërtimin e një Iraku të ri që mbron dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e njeriut.

Në kushtetutën e përkohshme thuhet se Iraku i ri do të jetë shtet federal, demokratik dhe pluralist. Ajo parashikon zhvillimin e zgjedhjeve brenda 31 janarit të vitit 2005. Kushtetuta e përkohshme mbron lirinë e shtypit dhe të tubimit, të drejtën e organizimit të partive politike dhe të drejtën e fesë. Në një klauzolë të dokumentit thuhet se në qoftë se një projektkushtetutë e përhershme hidhet poshtë nga dy të tretat e votuesve në tri krahinat irakiane, ajo duhet të ndryshohet.

“Ky ligj administrativ kalimtar, tha Presidenti Bush, do t’i çojë irakianët drejt një të ardhmeje demokratike”: “Për herë të parë në dekada, irakianët do të jetojnë nën mbrojtjen e qartë të një karte të shkruar të drjtash. Sipas këtij ligji, të gjithë irakianët do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Nuk do të favorizohet asnjë grup fetar apo etnik dhe asnjeri nuk do të vuajë nga diskriminimi shtetëror”.

Kushtetuta e përkohshme do të çojë drejt një dokumenti të përhershëm që do të hartohet gjatë muajve të ardhshëm. “Mbetet mjaft punë e vështirë për krjimin e një qeverie të re irakiane”, tha Presidenti Bush. “Megjithatë, irakianët janë të aftë të përballojnë sfidat që u dalin përpara. Populli irakian, theksoi ai, i ka treguar botës se është plotësisht i aftë të jetojë në liri”.

XS
SM
MD
LG