Lidhje

Vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund programit bërthamor të Korssë së Veriut - 2004-03-09


Shtetet e Bashkuara po punojnë me Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Rusinë rreth një plani për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamnore të Koresë së Veriut. Raundi i dytë i bisedimeve gjashtë-palëshe u zhvillua kohët e fiundit për këtë çështje.

Ban Ki-Moon, Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, i cili ishte në Washington kohët e fundit, tha se në këtë drejtim po bëhet përparim: “Për sa u përket çështjeve bërthamore koreanoveriore, ne kemi pikëpmajen se në raundin e dytë të bisedimeve gjashtë-palëshe është arritur përgjithësisht rezultat pozitiv, pasi aty miratuam dokumentin e parë në formën e një deklerate nga drejtuesi i bisedimeve”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Pauëll, tha se Shtetet e Bashkuara do të tregojnë përmbajtje e durim në zbatimin e politikës së tyre të mospërhapjes bërthamore në gadishullin korean: “Ne shpresojmë se me kalimin e kohës Koreja e Veriut do të arrijë përfundimin se vendi i tyre dhe i gjithë populli koreanoverior do të jetë shumë më mirë sikur të punojnë me ne për zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që ne të mund të fillojmë ta ndihmojmë Korenë e Veriut në plotësimin e nevojave të saj të mëdha për sa i përket energjisë dhe gjërave të tjera që i nevojiten”.

Sekretari Pauëll tha se arritja e një zgjidhjeje diplomatike është e mundshme: “Ne nuk dëshirojmë ndonjë konflikt me Korenë e Veriut. Mendoj se këtë gjë e kemi bërë të qartë në mënyrë të prësëritur në të gjitha bisedimet në kuadër të takimeve gjashtë-palëshe dhe në forume të tjera”.

Pesë nga 6 palët pjesëmarrëse në bisedime, Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia, Rusia dhe Koreja e Jugut, janë të një mendimi se Koreja e Veriut duhet t’i japë fund programit të saj të armëve bërthamore. Çështja është nëse mund të bindet edhe Pheniani?

XS
SM
MD
LG