Lidhje

Irak: al-Sistani kritikon kushtetutën e përkohshme - 2004-03-09


Kleriku shiit më me ndikim në Irak e kritikoi kushtetutën e re të përkohshme vetëm pak orë pas nënshkrimit të saj në Bagdad.

Në një deklaratë të djeshme, Ajatollahu Ali al-Sistani tha se dokumenti nxjerr pengesa ndaj një kushtete të përhershme për bashkimin e vendit. Ai bëri thirrje që ligjislacionet e reja në Irak të hartohen dhe të miratohen nga një asamble e zgjedhur.

Anëtarët shiitë të Këshilli Qeverisës të Irakut thanë se ende kanë rezerva, por thanë se po e nënshkruanin të ashtuquajturin Ligj Kalimtar Administrativ si një hap të rëndësishëm drejt kthimit të sovranitetit në duart e popullit irakian.

Anëtarët shiitë të këshillit kanë thënë se janë të shqetësuar, mes të tjerash, rreth kompetencave që kushtetuta e përkohshme i jep pakicës kurde.

Anëtarët e këshillit u takuan të dielen me Ajatollahun Sistani dhe thanë se ai kishte rënë dakord që kushtetuta duhej nënshkruar. Kushtetuta e përkohshme do të hyjë në fuqi kur qeveria kalimtare irakiane të marrë pushtetin më 30 qershor. Ajo qeveri do të punojë për kushtetutën e përhershme dhe përgatitjen e zgjedhjeve jo më vonë se në janar të vitit tjetër.

XS
SM
MD
LG