Lidhje

Haiti: Këshilli i të Urtëve do të caktojë kryeministrin e vendit - 2004-03-09


Në Haiti, i ashtuquajturi Këshill i të Urtëve prej 7 vetësh do të caktojë sot kryeministrin e vendit.

Kryeministri i ri do të përpiqet të formojë një qeveri të përkohshme të përbërë nga partia Lavalas e ish presidentit Jean Bertrand Aristide dhe një koalicion i opozitës.

Në bazë të një plani të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, qeveria e re do të merret me organizimin e zgjedhjeve.

Dje, ish kryeprokurori i Haitit, Boniface Alexander, bëri zyrtarisht betimin si president i përkohshëm në vend të zotit Aristide, i cili dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi javën e kaluar.

Ndërkohë në Haiti pritet të arrijë sot një ekip i Kombeve të Bashkuara i cili do të vlerësojë gjendjen në përgatitje për dislokimin e paqeruajtësve të OKB-së gjatë tre muajve të ardhshëm.//ii

XS
SM
MD
LG