Lidhje

Beograd: hapet gjyqi i gjashtë serbëve të akuzuar për krime lufte - 2004-03-09


Në Beograd u hap gjyqi i gjashtë serbëve të akuzuar për krime lufte në një qytet kroat më shumë se 12 vjet më parë.

Ky është gjyqi i parë i madh i këtij lloji që zhvillohet në Serbi.

Të pandehurit bëjnë pjesë në një grup prej tetë personash që akuzohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e rreth 200 vetëve në Vukovar të Kroacisë lindore në nëntor 1991.

Një nga tetë të akuzuarit vdiq dje, dy muaj pas një përpjekjeje për vetvrasje ndërsa një tjetër është kthyer në dëshmitar i palës paditëse.

Gjyqi shihet si një provë e rëndësishme për gjykatën speciale të Serbisë të ngritur vitin e kaluar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve perëndimore. Qëllimi i saj është gjykimi i krimeve të luftës në rajon. //ii

XS
SM
MD
LG