Lidhje

Qeveria e re greke bën betimin - 2004-03-10


Kryeministri i ri i Greqisë, Kostas Karamanlis dhe kabineti i tij bënë të mërkurën betimin, duke i dhënë Greqisë qeverinë e parë të saj konservatore pas një dekade.

Zoti Karamanlis do të mbajë edhe postin e ministrit të kulturës, duke patur kontroll të plotë mbi përgatitjet për Lojrat Olimpike Verore të Athinës.

Ministri i ri i jashtëm, Petros Molyviatis tha gjatë ceremonisë në Athinë se qëllimi i tij kryesor do të jetë roli i Greqisë në bisedimet për zgjidhjen e çështjes së ishullit të ndarë të Qipros.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për planin e Kombeve të Bashkuara që po diskutohet nga zyrtarët qipriotë grekë dhe turq. Ndërkohë një zëdhënës i ministrisë së jashtme turke tha se qipriotët grekë janë përgjegjës për bllokimin e bisedimeve.//kk//

XS
SM
MD
LG