Lidhje

Kharrazi: Irani do të rifillojë pasurimin e uraniumit - 2004-03-10


Ministri i jashtëm iranian, Kamal Kharrazi thotë se vendi i tij do të rifillojë pasurimin e uraniumit sapo të normalizohen marrëdhëniet me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Ai tha se Irani e pezulloi vullnetarisht dhe për një kohë të kufizuar programin e tij të pasurimit për të krijuar marrëdhënie mirëbesimi me agjencinë e OKB-së gjatë hetimeve të saj.

Ndërkohë, diplomatë perëndimorë thonë se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende kryesore evropiane kanë rënë dakord për formulimin e një projektrezolute lidhur me veprimtaritë bërthamore të Iranit.

Dokumenti, i cili do t’i paraqitet këshillit të drejtorëve të agjencisë bërthamore, shpreh shqetësim për faktin që Irani nuk i deklaroi përmasat e vërteta të programit të tij bërthamor, përfshirë atë të pasurimit të uraniumit.

Irani i ka mohuar akuzat amerikane se përpiqet të prodhojë armë bërthamore.//ii

XS
SM
MD
LG