Lidhje

Dy gjeneralë kroatë përgatiten t’i dorëzohen Hagës - 2004-03-11


Dy gjeneralë kroatë në pension po përgatiten t’u dorëzohen autoriteteve të Gjykatës së Hagës nën akuzat se kanë kryer krime kundër civilëve serbë në vitin 1995. Ivan Cermak dhe Mlladen Markac, arritën sot me avion nga Zagrebi në Amsterdam dhe do të dalin para gjykatës nesër. Akuzat kundër dy gjeneralëve në pension lidhen me operacionin ushtarak për marrjen e një rajoni të Kroacisë të kontrolluar nga serbët gjatë luftës serbo-kroate të viteve 1991-95. Dy ish gjeneralët i mohojnë akuzat. Zoti Cermak thotë se ata do të dalin me dëshirën e tyre para gjykatës për të provuar se janë të pafajshëm.//ii

XS
SM
MD
LG