Lidhje

Një amerikane arrestohet për spiunazh në favor të Irakut - 2004-03-11


Prokurorët amerikanë thonë se një shtetase amerikane është arrestuar për veprimtari spiunazhi në favor të Irakut. Ajo është Susan Lindauer, e cila u arrestua në qytetin e saj Takoma Park të Merilendit, pranë Washingonit.

Në aktpadinë ndaj zonjës Lindauer thuhet se ajo ka kryer veprimtari si agjente e zbulimit irakian si dhe transaksione të ndaluara financiare me qeverinë e ish-diktatorit irakian Sadam Hussein.

Prokurorët thonë se Suzan Lindauer është takuar disa herë midis viteve 1999 dhe 2002 me pjesëtarë të shërbimit të zbulimit irakian në misionin e Irakut pranë Kombeve të Bashkuara.

Prokurorët thonë se Iraku i ka paguar zonjës Lindauer 10 mijë dollarë për shpenzime dhe shërbime, për të cilat nuk janë dhënë hollësi. Në se gjendet fajtore për të gjitha akuzat, ajo mund të dënohet me deri 25 vjet burgim.//kk//

XS
SM
MD
LG