Lidhje

Dy gjeneralë kroatë dorëzohen në gjykatën e Hagës - 2004-03-11


Dy gjeneralë kroatë në pension të akuzuar për krime lufte iu dorëzuan autoriteteve të Gjykatës së Hagës. Ata akuzohen se kanë kryer krime kundër civilëve serbë në vitin 1995.

Ivan Cermak dhe Mlladen Markac, arritën të enjten me avion nga Zagrebi në Amsterdam dhe do të dalin para gjykatës nesër. Në aktpadinë kundër tyre thuhet se ata kanë marrë pjesë në një operacion të përbashkët kriminal që çoi në vdekjen e rreth 150 serbëve gjatë një operacioni ushtarak kroat në një rajon që mbahej nga serbët.

Gjenerali Cermak tha se ata do të dalin me dëshirën e tyre para gjykatës për të provuar se janë të pafajshëm. Ndërkohë, sot gjykata e Hagës dënoi me 18 vjet burgim një ish polic serb të Bosnjes të akuzuar për vrasje, rrahje dhe përdhunime.//kk//

XS
SM
MD
LG