Lidhje

Spanjë: 190 të vrarë nga një seri sulmesh më të rënda në Evropën Perëndimore - 2004-03-11


Në një letër që mendohet se është shkruar nga bashkëpunëtorët e al-Qaidës, merret përgjegjësia për serinë e shpërthimeve të djeshme në Madrid ku u varanë 190 vetë.

Në letrën që i është dërguar redaksisë së gazetës arabe al-Quds al-Arabi në Londër, thuhet se skuadrat e vdekjes kanë penetruar në Spanjë, një nga shtyllat më të fuqishme të aleancës.

Letra i atribuohet Brigadave Abu Hafas al-Masri, të cilat kanë marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste të së kaluarës në emër të al-Qaidës. Por deklaratat e kësaj organizate se ishte autore e ndërprerjes së energjisë elekrtike në një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë vitin e kaluar, nuk rezultuan të sakta.

Letra e djeshme nuk është vërtetuar ende nga burime të pavarura. Në të thuhet gjithashtu se një sulm i madh do të kryehet së shpejti ndaj Shteteve të Bashkuara.

Më parë autoritetet spanjolle thanë se kishin zbuluar në afërsi të Madridit një mikrobuz me lëndë shpërthyese dhe kasta në arbisht me vargje nga Kurani.//ic//

XS
SM
MD
LG