Lidhje

Serbët përkujtojnë Kryeministrin Xhinxhiç, në 1 vjetorin e vrasjes - 2004-03-12


Mijëra serbë shkuan të premten në varrezën e Beogradit për të shënuar përvjetorin e parë të vrasjes së Kryeministrit Zoran Xhinxhiç.

Ata vendosën kurora lulesh tek varri i ish-kryeministrit, ndërkohë që anëtarë të Partisë Demokratike vendosën një pllakë përkujtimore në sheshin qendror të qytetit.

Kryeministri Vojisllav Koshtunica u bashkua me zyrtarë të tjerë në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule tek ndërtesa qeveritare, ku një snajper vrau zotin Xhinxhiç më 12 mars të vitit të kaluar.

Zoti Xhinxhiç dhe Kryeministri Koshtunica ishin aleatë në përpjekjet kundër ish Presidentit Sllobadan Millosehviç, por më pas u shndërruan në rivalë për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Vrasja e zotit Xhinxhiç nxiti një fushatë qeveritare kundër krimit të organizuar që kishte lulëzuar nën regjimin e Milloshviçit.//kk//

XS
SM
MD
LG