Lidhje

Udhëheqësit evropianë shprehin solidaritetin me Spanjën - 2004-03-13


Kryeministri britanik, Tony Blair, bëri thirrje për një përgjigje të ashpër ndaj terrorizmit pas shpërthimeve të së enjtes në Madrid. Zoti Blair tha të shtunën në Mançester se nuk ishte e rastit që sulmet u kryen vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të Spanjës.

Ai thotë se ato ishin një deklaratë e hapur e terroristëve kundër parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë. Kryeministri irlandez, Bertie Ahern, u bëri thirrje qyetarëve të Bashkimit Evropian të mbajnë tre minuta heshtje të hënën në shenjë nderimi për viktimat e shpërthimeve.

Zoti Ahern, vendi i të cilit mban aktualisht kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, u bëri atyre thirrje të bashkohen me këtë ceremoni përkujtimore në orën 12 të mesditës sipas orës së Madridit. Pritet që shpërthimet e Madridit të jenë në krye të rendit të ditës së takimit të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian që fillon më 25 mars.

Ka shumë mundësi që udhëheqësit e kësaj organizate të shqyrtojnë propozime për të zgjeruar bashkëpunimin kundër terrorizmit midis vendeve anëtare. Kjo mund të përfshijë shkëmbimin e informacionit rreth kërcënimeve terroriste dhe legjislacionin për të ndihmuar agjencitë e sigurimit të bashkëpunojnë përtej kufijve kombëtarë.//kk//

XS
SM
MD
LG