Lidhje

Pavarotti i jep fund karrrierës operistike - 2004-03-14


Tenori i famshëm italian Luciano Pavarotti interpretoi për herë të fundit të shtunën në mbrëmje në Operan Metropolitane të New Yorkut.

Një nga këngëtarët më të dashur të muzikës klasike në botë, uli siparin e karrierës së tij operistike, me rolin e Mario Cavaradassit në operën Tosca të Giacomo Puccinit.

Pavarotti interpretoi për herë të parë në Operan Metropolitane të New Yorkut në vitin 1968 dhe më pas u kthye atje qindra herë, më shumë se në çdo opera tjetër.

Pavarotti i tha agjencisë Associated Press se interpretimi i djeshëm do të ishte i fundit në skenën e operës.

Tenori italian i mahniti për herë të parë të apasionuarit e muzikës operistike me veprat e Donizettit, dekada të shkuara.

Me personalitetin e tij të ngrohtë në skenë dhe jashtë saj, ai bëri për vete admirues dhe ka shitur miliona disqe me interpretimet e tij në gjithë botën.

Por kohët e fundit kritikët kanë thënë se zërit të yllit 68 vjeçar i ka ikur koha.//kk//

XS
SM
MD
LG