Lidhje

Pakistan: policia çmonton një makinë-bombë para konsullatës amerikane - 2004-03-15


Policia e Pakistanit çmontoi një bombë të fuqishme të vendosur në një makinë jashtë konsullatës amerikane në qyetin-port të Karaçit. Autoritetet thonë se para ndërtesës së konsullatës të hënën në mëngjes ndodhej një mikrobuz. Shoferi u tha rojeve të sigurisë se makina ishte prishur dhe pastaj u largua me një tjetër makinë. Brenda në mikrobuz policia zbuloi lëndë shpërthyese, si dhe një mekanizëm me kronometër. Policia e Karaçit thotë se, në rast shpërthimi, bomba do t’i kishte shkaktuar dëme të mëdha ndërtesës së konsullatës, e cila u mbyll pas këtij zhvillimi. Ky incident ndodh dy ditë para vizitës së sekretarit amerikan të shtetit, Kolin Pauëll, në Pakistan, megjithëse nuk ka në plan të shkojë në qytetin Karaçi. //az//

XS
SM
MD
LG