Lidhje

Planet i ri në sistemin tonë diellor? - 2004-03-15


Agjencia amerikane e hapësirës tha se do të bëjë të ditur zbulimin e një të papriture në sistemin diellor, një objekt për të cilin disa mendojnë se mund të jetë planeti i dhjetë.

Zyrtarë të Nasës thanë dje se do të bëjnë të njohur zbulimin e objektit më të largët që sillet rreth diellit. Disa ekspertë mendojnë se i ashtuquajturi objekt është një planet i ri i emërtuar Sedna, pas perëndeshës eskimeze të detit. Objekti është 10 miliardë kilometra larg Tokës.

Parashikohet që Sedna, elementet përbërës të së cilës mendohet të jenë akulli dhe guri, ka një diametër prej dy mijë kilometrash. Ky do të ishte objekti më i madh i buluar në sistemin diellor që nga zbulimi i Plutonit 74 vjet më parë. Sedna është pak me e vogël se Plutoni.

Profesorit të astronomisë planetare në Institutin Teknologjik të Kalifornisë, Dr. Michael Brown, i jepet merita për zbulimin e Sednës. Ai do të kryesojë sot konferencën e shtypit për Nasën.

XS
SM
MD
LG