Lidhje

Irak: në qytetin Mosul vriten tre civilë amerikanë - 2004-03-16


Zyrtarë në qytetin verior irakian Mosul thonë se tre civilë amerikanë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të hënën në një incident të shtënash me armë zjarri.

Zyrtarë të policisë thonë se viktimat po udhëtonin në një makinë, kur persona të paidentifikuar hapën zjarr kundër tyre. Një njoftim se pesë amerikanët punonin për një organizatë vullnetare jo qeveritare nuk është vërtetuar. Deri tani nuk janë dhënë hollësi të tjera.

Kohët e fundit, në Irak janë kryer disa sulme kundër civilëve që shihen se punojnë me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Po të hënën, policia në qytetin verior Kirkuk tha se një anëtar arab i këshillit të qytetit ishte vrarë në makinën e tij pranë selisë se qeverisë vendore. Policia po kërkon për vrasësit. Qyteti Kirkuk, i cili banohet kryesisht nga popullsia kurde, shtrihet në një rajon ku një numër pakicash etnike po përpiqen për të siguruar përfaqësim të barabartë.

Të dielen, zyrtarë të Pentagonit thanë se 4 ushtarë amerikanë ishin vrarë nga dy shpërthime bombash në anë të rrugës në Bagdad.

XS
SM
MD
LG