Lidhje

Terrorizmi në Irak - 2004-03-16


Stacioni i policisë Althakafa në qytetin irakian Mosul u hap përsëri. Stacioni u dëmtua më 31 janar kur një bombë shpërtheu pranë ndërtesës. Dhjetë policë irakianë humbën jetën dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën.

Muret e jashtme dhe dy dhoma të ndërtesës u dëmtuan rëndë dhe xhamat e të gjitha dritareve u thyen. Shpërthimi shkatërroi edhe kompjuterat dhe orenditë e tjera të stacionit policor. Procesi i rindërtimit të ndërtesës filloi menjëherë.

Firma irakiane Uamith dhe Odej mori kontratën dhe e përfundoi projektin e rindërtimit para afatit. “Megjithëse është fakeqësi që një numër i madh policësh janë vrarë dhe plagosur, tha shefi i policisë së Mosulit, Muhamed Barhavi, ata, theksoi ai, po luftojnë për një çështje të drejtë.” Gjenerali Carter Ham i ushtrisë amerikane tha se ky stacion policie do të shërbejë si kujtim për policët që kanë sakrifikuar jetën e tyre për popullin e Mosulit.

Disa prej atyre që vënë në shënjestër stacione të policisë irakiane dhe objekte fetare, janë përkrahës të ish regjimit të Sadam Huseinit. Të tjerë, janë terroristë të huaj. “Të gjitha ata, thotë Presidenti Bush, janë të vendosur të ndërpresin dhe të përmbysin përparimin drejt lirisë në Irak”: “Një nga udhëheqësit terroristë, një vrasës i qyuajtur Abu Musab Zarkaui, i shkroi kohët e fundit një terroristi të lartë të al-Kaidës rreth një plani të tij për të përçarë Irakun nëpërmjet dhunës etnike, për të minuar forcat irakiane të sigurimit, për të demoralizuar koalicionin tonë dhe për të penguar ardhjen në fuqi të një qeverie sovrane e demokratike. Strategjia e këtij vrasësi, deklaroi Presidenti Bush, do të dështojë.”

Kohët e fundit në veriun e Irakut, policia irakiane parandaloi një sulm me granatahedhës që kishte në shënjestër mbledhjen e një këshilli lokal. Dy persona u akuzuan për planifikimin e sulmit. Në një incident tjetër, Korpusi Irakian i Mbrojtjes Civile dhe policia irakiane ndërmorën një operacion duke u bazuar në informacionine marrë nga një civil irakian. Në këtë operacion u arrestuan shtatë persona, përfshirë udhëheqësin e një celule terroriste, Nhadem al Marsumi.

Para një viti, ligji i vetëm i Irakut ishin teket e një diktatori mizor. Sot, irakianët kanë hyrë në rrugën drejt sovranitetit dhe ndërtimit të një shoqërie të lirë.

XS
SM
MD
LG