Lidhje

Spanjë: pesë marokenë kërkohen nga policia në lidhje me shpërthimet - 2004-03-17


Policia spanjolle është vënë në kërkim të pesë marokenëve për të cilët mendohet se kishin marrë pjesë në shpërthimet terririste të javës së kaluar.

Një ekip maroken zbulimi ndodhet në Spanjë për ndihmuar në procesin hetimor. Dyshimet se pesë marokenët e kërkuar mund të kenë luajtur rol në shpërthime, u ngjallën pas arrestimit të shtunën të tre të dyshuarëve, përfshirë një maroken i identifikuar si Xhamal Zugami.

Njoftime të shtypit spanjoll dhe të huaj thonë se zoti Zugami, përgjegjës i një dyqani telefonash në Madrid, mund të ketë lidhje edhe me personat e akuzuar për shpërthimit vetëvrasës të muajit maj në Kazablankë që shkaktoi vdekjen e më shumë se 40 vetave.

Sipas agjencive të lajmeve, persona që mbijetuan shpërthimet e Madridit, e njohën zotin Zugami nga fotografitë si një prej personave që ata kishin parë në një prej trenave të goditur nga shpërthimet.

Policia spanjolle arrestoi të martën edhe një algjerian në Spanjën jugore. Zyrtarët thonë se kur ishte arrestuar nën akuzat për kontrabandë drogash në janar, i dyshuari kishte kërcënuar të ndërmerrete një sulm kundër stacionit hekurudhor Atocha.

Ndërkohë, në katedralen e Madridit u mbajtën të martën shërbime përkujtimore për 201 viktimat e terrorit. Tempuj të përkohshëm, buqeta lulesh dhe flamurë të zinj u panë në gjithë kryeqytetin spanjoll. Shërbime të përmortshme me nderime shtetërore janë planmifikuar të mbahen më 24 mars për të gjitha viktimat.

XS
SM
MD
LG