Lidhje

Kryeministri i ri spanjoll i vendosur të tërheqë trupat nga Iraku - 2004-03-17


Gati 4 mijë përkrahës së kryeministrit spanjoll që po largohet nga detyra, Jose Maria Aznar marshuan në Madrid për të protestuar fitoren e partisë socialiste në zgjedhjet e së djelës. Demonstruesit sot shprehën kritika ndaj kryeministrit të zgjedhur Jose Luis Rodriguez Zapatero i cili ka premtuar tërheqjen e trupave nga Iraku. Disa e akuzojnë zotin Zapatero se shfrytëzoi sulmet terroriste të javës së kaluar në trenat e Madridit për të fituar vota.

Sot paradite, zoti Zapatero konfirmoi planet e tij për tërheqjen e trupave spanjolle nga Iraku deri më 30 qershor, nëse se forcat e koalicionit nuk vihen nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë zyrtarë spanjollë thanë se hetimet lidhur me sulmet që vranë më shumë se 200 veta janë në fazën vendimtare.

XS
SM
MD
LG