Lidhje

Sekretari Powell takohet sot me presidentin pakistanez, Pervez Musharaf - 2004-03-17


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, takohet sot me presidentin pakistanez, Pervez Musharaf, për bisedime lidhur me ndjekjen e terroristëve të al-Qaidës dhe skandalin e përhapjes së armëve bërthamore të Islamabadit.

Sekretari Powell tha se do t’i përdorë bisedimet e tij në Islamabad për të kërkuar më shumë informacion rreth veprimtarive të shkencëtarit pakistanez, Abdul Qadeer Khan. Pritet gjithashtu që në bisedime të preket edhe çështja e Kashmirit.

Para se të nisej për në Pakistan, zoti Powell bëri një ndalesë të shkurtër në Afganistan, ku ai lavdëroi operacionet ushtarake të Pakistanit kundër ekstremistëve afër kufirit afgan.

//ze//

XS
SM
MD
LG