Lidhje

Përvjetori i parë i Operacionit Iraku i Lirë - 2004-03-18


19 marsi është përvjetori i parë i fillimit të Operacionit Iraku i Lirë që shënon fundin e regjimit të Sadam Husseinit. Bota e dinte se si kishte vepruar Sadam Husseini. Për më tepër se dy dekada, ai e terrorizoi popullin irakian dhe i kërcënoi fqinjët e Irakut. Ai përdori armë kimike kundër Iranit dhe irakianëve, sidomos ndaj popullsisë kurde. Ai sulmoi Iranin dhe Kuvajtin. Ai hodhi raketa balistike ndaj Iranit, Izraelit, Arabisë Saudite dhe Bahrainit.

Siç është shprehur Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara ndërhyri në Irak, vetëm pasi gjitha mjetet paqësore nuk dhanë ndonjë rezultat.

Për 12 vjet me radhë, nëpërmjet të 17 rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Amerika dhe bota i dhanë Sadam Husseinit çdo mundësi për të shmangur luftën, thjesht të vepronte në përputhje me marrëveshjen që i dha fund Luftës së Parë të Gjirit Persik, që Iraku të çarmatosesj dhe të provonte se e kishte bërë një gjë të tillë. Por në vend që të çarmatosej, si Kazakistani, Afrika e Jugut, apo Ukraina në kohën e tyre, apo siç po vepron tani Libia, Sadami zgjodhi mashtrimet dhe kundërshtimin e hapur,-tha Sekretari Rumsfeld.

Alaa Kathem është një futbollist irakian, të cilin e kanë ndëshkuar për humbjen e lojërave. Ai i tha një gazetari: ”Ne ndjehemi më mirë pas rënies së regjimit. Tani jemi me të vërtetë të lumtur. Tani jemi çliruar nga një ëndërr e keqe”. Por në Irak vazhdon të ketë probleme serioze. Besnikët e Partisë Bathiste dhe terroristët e huaj po venë në shënjestër irakianët dhe pjesëtarë të koalicionit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashksuara. Gjatë vitit të fundit janë vrarë dhe plagosur shumë vetë. Megjithatë, shumica e irakianëve, thotë sekretari Donald Rumsfled, e ndjejnë se sigurimi i lirisë është një çështje që ia vlen të rrezikosh.

"Këshilli qeverisës i Irakut nënshkroi kushtetutën e përkohshme, dokumentin i cili do të shërbejë si një kornizë për qeverinë e tyre, deri në miratimin e një kushtetute të përhershme. Ajo garanton lirinë e fesë, lirinë e shprehjes, të drejtën për t’u grumbulluar dhe për të organizuar partitë politike, të drejtën për të demonstruar, të drejtën për të votuar. Ajo ndalon diskriminimin e bazuar tek gjinia, tek kombësia, apo tek feja, ashtu sikurse dhe arrestimet dhe burgosjet arbitare", - thotë zoti Rumsfeld.

Një vit më parë asnjë prej këtyre projektligjeve që garanton kushtetuta nuk mund të imagjinoheshin nga populli irakian. Tani, vetë irakianët po punojnë për të bërë realitet sundimin e ligjit.

//rd//

XS
SM
MD
LG