Lidhje

Situata në Kosovë e qetë, por e nderë - 2004-03-18


Në Kosovë mbrritën përforcime për paqeruajtësit e NATO-s për të ndaluar daljen jashtë kontrollit të dhunës që shpërtheu mes shqiptarëve dhe sërbëve në këtë vend të administruar nga Kombet e Bashkuara.

Më shumës e 2 mijë ushtarë mbrritën dje për të ndihmaur 17 mijë trupat e alenacës që ndodhe në Kosovë.

Ushtarët janë dislokuar në pikat strategjike për të ndihmuar në vendosjen e rendit, pas shpërthimiet të dhunës etnike që la të paktën 28 njerëz të vrarë dhe 600 të tjerë të plagosur, duke përfshirë edhe mbi 60 paqeruajtës.

Komandanti i NATO-s për Evropën juglindore, admirali Gregori Xhonson, i përshkroi përleshjet e përgjakshme jo shumë të ndryshme nga spastrimi etnik dhe tha se ato duhet të marrin fund sa më parë. NATO-ja është autorizuar të përdorë forcën vdekjeprurëse në se paqëruajtësit sulmohen.

Trupat e NATO-s kanë evakuar sërbë në pjesën jugore të Kosovës, ku më pas grumbuj shqiptarësh plaçkitën dhe vunë zjarre. Nacionalistët sërbë u hakmorrën duke djegur xhami.

Ndërkohë, Zëri i Amerikës do të shtojë sot dhe nesër transmetimet televizive në shqip dhe në sërbisht për të mbuluar ngjarrjet si pasojë e tensioneve etnike në Kosovë.

Shërbimi jonë do të transmetojë 30 minuta shtesë të emisionit Ditari në orën 18 sipas Grinuiçit. Shërbimi sërb do të transmetojë emisionet shtesë këto dy ditë në orën 19 sipas Grinuiçit.

Programet shtesë do të përqëndrohen në dhunën e fundit në Kosovë dhe Sërbi si dhe në përpjekjet e vazhdueshme për të stabilizuar gjendjen. Këto programe mund të ndiqen edhe në internet në adresën www.voanews.com ose nëpërmjet satelitit Eutelsat Hotbird 3.

//ze//

XS
SM
MD
LG