Lidhje

Në Kosovë mbretëron një qetësi e tensionuar - 2004-03-20


Trupat e Natos po patrullojnë rrugët e Kosovës, ku mbretëron një qetësi e tensionuar pas dhunës që shpërtheu atje para tri ditësh midis shqiptarëve dhe serbëve.

Më shumë se dy mijë paqeruajtës të Natos arritën të premtën nga Bosnje Hercegovina si përforëcim për 17 mijë trupat e aleancës që shërbejnë në Kosovë.

Të paktën 28 veta janë vrarë dhe 600 të tjerë janë plagosur në përleshjet që shpërthyen të merkurën. Nuk ka pasur njoftime për incidente dhune të premtën gjatë Natës apo të shtunën.

Agejncia ruse e lajmeve Interfaks tha se Presidenti Putin ka dënuar trazirat në Kosovë, duke e cilësuar dhunën kundër pakicës serbe se spastrim etnik. Ai tha se duhet të jepet një përgjigje e ashpër në mbrojte të serbëve.

Të premtën, komandani i Natos për Evropën juglindore, Admirali Gregory Johnson, i cilësoi përleshjet si veprime jo shumë larg spatstimit etnik. Aleanca e Natos ka autorizuar përdorimin e forcës nëse hapet zjarr kundër paqeruajtësve.

Dhuna shpërtheu të merkurën pas përhapjes së pohimeve në qytetin e ndarë të Mitrovicës se një grup fëmijësh serbë kishte ndjekur tre fëmijë shqiptarë deri sa ishin detyruar të hidheshin në lum, ku dy prejt tyre ishin mbytur.

XS
SM
MD
LG