Lidhje

Svilanoviç akuzon grupet ultranacionaliste shqiptare për trazirat në Kosovë - 2004-03-20


Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Goran Zvilanoviç akuzon grupe ultra nacionaliste shqiptare për organizimin e trazirave të ditëve të fundit në Kosovë. Zoti Zvilanoviç tha se qëllimi i këtyre grupeve është spastrimi etnik i Kosovës dhe ndërprerja e dialogut për zgjidhjen e çështjeve që shqetësojnë të dyja palët. Gjatë një vizite dje në Zërin e Amerikës, Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Goran Zvilanovic tha se mendon se ajo që ndodhi gjatë tre ditëve të fundit në Kosovë nuk ishte dhunë ndër etnike, dhe as një zhvillim spontan, por një ngjarje e organizuar nga ultra nacionalistë shqiptarë që synojnë ta spastrojnë Kosovën nga sërbët dhe të ndërpresin dialogun për çështjet që shqetësojnë rajonin.

Zoti Zvilanoviç tha se Kosova ka qënë dhe do të mbetet shumë etnike dhe beson që shqiptarët dhe serbët mund të jetojnë së bashku. Ministri i Jashtëm serb tha se ndërkohë që përgjegjësia për rivendosjen e qëndrueshmërisë dhe rendit bie mbi Unmikun dhe K-FOR-in, ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve dhe udhëheqësve të tyre politikë që të bëjnë çështë e mundur për të qetësuar situatën.

Zoti Zvilanoviç tha se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e bisedimeve të filluara në Vienë mbi çështjet që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e jetës së përditëshme në Kosovë. Por kjo nuk mund të ndodhëm tha ai, për sa kohë që në rajon vazhdon dhuna. Ministri i jashtëm i Serbisë tha se krahas kësaj, është e nevojshme të diskutohet edhe çështja e decentralizimit të Kosovës. Kjo çështje tha ai, nuk ka të bëjë me statusin, i cili do të diskutohet më vonë, decentralizimi tha ai, ka të bëjë me ofrimin nga ana e Beogradit të garancive kushtetore për Kosovën, që njerëzit atje të jetojnë në paqe dhe të drejtat e tyre të respektohen plotësisht. Por të gjitha këto, shtoi zyrtari serb, mund të diskutohen vetëm pasi në rajon të jetë ndalur dhuna.

Ministri i jashtëm i Serbisë u takua në Uashington me këshilltaren e Shtëpisë së Bardhë për çështje të sigurimit kombëtar, Kondoliza Rajs dhe nënsekretarin e shtetit Richard Armitage për të diskutuar rreth zhvillimeve në Kosovë.

//rd//

XS
SM
MD
LG