Lidhje

Taivan: opozita kërkon rinumërimin e votave të zgjedhjeve të djeshme presidenciale - 2004-03-21


Gjykata e Lartë e Taivanit dha urdhër për vulosjen e kutive të votimit nga zgjedhjet e djeshme, pasi opozita kërkoi rinumërimin e votave.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve tregojnë se presidenti Chen Shui Bian fitoi me rezulat të ngushtë zgjedhjet presidenciale, një ditë pasi i shpëtoi një tentative për ta vrarë.

Një zëdhënës i gjykatës së lartë tha se kutitë e votimit duhet të mbahen të vulosura për të ruajtur të paprekura fletë-votimet, por ai nuk përmendi ndonjë urdhër për rinumërimin e tyre.

Partia Nacionaliste e opozitës ka ngritur padi në gjyq, duke kërkuar rinumërimin e votave, pas njoftimit të zyrtarëve zgjedhorë se 300 mijë vota ishin të pavlefshme. Ky numër është 10 herë më i madh se sa diferenca e votave me të cilat presidenti fitoi.

//ze//

XS
SM
MD
LG