Lidhje

Kushtetuta u garanton grave në Irak të drejta që ato nuk kanë gëzuar per dekada të tëra - 2004-03-21


Gjatë nënshkrimit të kushtetutës së përkohshme të Irakut, femrat irakiane marshuan së bashku. Shumë prej tyre folën publikisht për herë të parë pas dekadash shtypjeje.

Në sheshin Al Fardous të Bagdadit marshuan më shumë se 200 gra. Ato thërrisnin: Po për Barazi, Po për Liri. Ato u përkrahën gjithashtu nga një grup meshkujsh irakianë. Njëri prej tyre tha: “Kjo është hera e parë që femrat kanë demonstruar lirisht në Irak.”

Gratë irakianë janë shumë të gëzuara, thotë Dr. Rajaa Habib Khuzai, anëtare e Këshillit Qeverisës të Irakut dhe udhëheqëse e Këshillit Kombëtar Irakian të Femrave. Dr Khuzai thotë se “në Irakun e ri femrat mund të marrin pjesë në shoqëri.” Presidenti Bush tha se një vit pas rënies së rregjimit të Sadam Husenit, femrat e Irakut po luajnë një rol të rëndësishëm në rindërtimin e vendit.

“Çdo femër në Irak tani jeton më mirë sepse dhomat e torturës dhe dhunimit të rregjimit të Sadam Husenit janë mbyllur përgjithmonë. Ai ishte një përson barbar. Ai shkeli të drejtat njerëzore aq brutalisht sa që disa njerëz mendonin që shpirti i Irakut nuk do të mund rigjallërohej përsëri.”

Tri gra tani shërbejnë në Këshillin Qeverisës të Irakut. Anëtarja e këshillit Raja Kusai udhëhoqi përpjekjet që kushtetuta e përkohshme e Irakut të garantojë të drejtat themelore të grave irakiane. Përvoja dhe shembulli i saj do të jetë kapitulli i parë në historinë e re të një Iraku demokratik.

Kushtetuta e Përkohshme dhe amandamenti i saj mbi të drejtat mbron sindikatat e punëtorëve dhe partitë politike dhe e bën të paligjshëm diskriminimin në bazë të gjinisë, fesë apo përkatësisë etnike. Presidenti Bush e quan kushtetutën e përkohshme si një dokument të mrekullueshëm.

“Femrat irakianë tanimë po shfrytëzojnë të drejtat e tyre politike për tu mbrojtur kundër ekstremizmit dhe mostolerancës së çdo forme çoftë ajo fetare apo jofetare. Femrat udhëheqëse kanë treguar guxim të pashoq. Po të mendosh se si ishte jeta për shumë gra vetëm disa muaj më parë, fakti që ato janë ngritur është një testament i shpirtit të tyre.”

Femrat e Irakut kanë sakrifikuar shumë. Por siç tha presidenti Bush, bijtë dhe bijat e tyre do t’u jenë atyre mirënjohëse përgjithmonë. Këto udhëheqëse kanë dërguar një mesazh në mbarë Lindjen e Mesme dhe në botë se çdo grua dhe burrë në çdo kulturë ka lindur për të jetuar i lirë. //IB

XS
SM
MD
LG