Lidhje

Irak: 4 të vrarë si pasojë e shpërthimeve - 2004-03-21


Katër veta u vranë si pasojë e shpërthimeve në Irakun qendror. Dëshmitarët thonë se një person humbi jetën dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën në Bagdad nga një goditje me raketë në një rrugë shumë të frekuentuar në një zonë të banuar jo larg nga selia e koalicionit.

Të paktën një raketë tjetër ra pranë selisë së koalicionit, që ndodhet në të ashtuquajturën Zonë e Gjelbër në Bagdadin qendror, por nuk pati njoftime për ndonjë plagosje serioze.

Ndërkohë, pranë qytetit Baquba në veri të kryeqytetit, si pasojë e një shpërthimi pranë një stacioni policie, të dielën u vra një polic irakian dhe u plagosën dy të tjerë.

Më parë, zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se dy ushtarë amerikanë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën të shtunën vonë në një sulm me raketë pranë Falluxhës, 50 kilometra në perëndim të Bagdadit.

Ky qytet në Irakun qendror njihet si bazë e qëndresës ndaj trupave të koalicionit, ku janë kryer sulme të vazhdueshme që kur forcat amerikane përmbysën qeverinë e Sadam Huseinit një vit më parë. //kk//

XS
SM
MD
LG