Lidhje

Matiç: ngjarjet e Kosovës kanë dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve - 2004-03-22


Në një intervistë për "Ditarin", Vladimir Matiç, Profesor i Shkencave Politike në Universitetin Klemson, të Karolinës së Jugut, thotë se ngjarjet më të fundit në Kosovë i kanë forcuar së tepërmi pozitat e Beogradit dhe i kanë dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve, ashtu siç ka dëmtuar rëndë pozitat e serbëve djegja e xhamive në Beograd.

Zëri i Amerikës: Si e vlerësoni ju gjendjen e tanishme në Kosovë dhe çfarë rëndësie kanë ngjarjet e tanishme në tërësinë e çështjeve që kanë të bëjnë me të?

Vladimir Matic: Është shumë e vështirë të bësh vlerësime për ngjarjet që po zhvillohen aktualisht, ku në fakt gjërat po ndryshojnë nga ora në orë. Megjithatë, mendoj se nuk duhet që këto ngjarje të ekzagjerohen. Kanë kaluar 5 vjet që nga fushtata e NATO-s në Kosovë dhe që kur u vendosën disa kushte dhe të dy palët kanë pritur për një kohë të gjatë një farë zgjidhjeje politike, prandaj si sërbët ashtu edhe shqiptarët, për arsye krejtësisht të ndryshme kanë mbetur të zhgënjyer. Ndoshta fakti që nga shqiptarët është kërkuar të plotësojnë disa standarde para se të shqyrtohet statusi përfundimtar i Kosovës e ka shtuar presionin ndaj tyre.

Zëri i Amerikës: Ngjarjet më të fundit në Kosovë patën fillimisht pamjen e shpërthimeve spontane, por me kalimin e ditëve duket se pas tyre fshihen forca të organizuara, që me djegjen e kishave sërbe dhe monumenteve kulturore sërbe përpiqen të spastrojnë pjesën jugore të Mitrovicës nga sërbët dhe pjesën veriore të qytetit nga shqiptarët. A ka mundësi që këto forca përpiqen ta bëjnë lumin Ibër kufirin administrativ mes dy grupeve etnike?

Vladimir Matic: Ka shumë të ngjarë që prirja të jetë pikërisht kjo. Zakonisht pështypja e parë është më e saktë se e dyta dhe natyrisht më pranë së vërtetës. Unë do të thosha se këto zhvillime ka të ngjarë të jenë më tepër përpjekje të organizuara për të krijuar kushte për negociatat që mund të zhvillohen në të ardhmen. Siç dihet lufta, spastrimi etnik dhe disintegrimi i Jugosllavisë kanë qënë shembuj të krijimit të realiteteve të reja, mund të kenë hedhur bazat, ashtu siç tregon edhe shembulli i Bosnjes, për negociata politike dhe eventualisht për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit. Për mendimin tim, pa u hyrë analizave të hollësishme është pikërisht kjo që po ndodh në Kosovë. Do të thosha se ngjarje të tilla nxjerrin në plan të parë elementët ekstremistë radikalë nga të gjitha palët, në këtë rast nga të dy palët, shqiptarët dhe sërbët.

Zëri i Amerikës: Çështja e Kosovës ka qënë tradicionalisht një konflikt për teritor, zgjidhjen e të cilit të dy palët e shikojnë si një rrugë pa kompromis. A ekziston ndonjë formë kompromisi për zgjidhjen e këtij konflikti, apo ndonjë mundësi për daljen e udhëheqësve me ndikim tek secila palë që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të bëjnë kompromis?

Vladimir Matic: Është shumë e vështirë që të dalin udhëheqës të tillë në një situatë ku ekziston një problem i pazgjidhur siç është çështja e Kosovës. Me këtë dua tëthem se Kosva ka qënë pengesë për procesin e demokratizimit të Sërbisë dhe veçanërisht të Kosoëvs. Unë nuk e shikoj të mundëshme daljen e udhëheqësve të tillë që do të uleshin në tryezën e bisedimeve dhe të negocionin edhe statusin e Kosovës në një frymë dhe atmosferë tjetër. Si përfundim do të varej nga Bashkimi Evropian dhe Komuniteti Ndërkombëtar për të gjetur zgjidhjen e konfliktit, në një formë që t’u përgjigjej interesave dhe kërkesave minimale të të dy palëve.

Vladimir Matic: Këto ngjarje i kanë forcuar së tepërmi pozitat e Beogradit dhe i kanë dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve, ashtu siç ka dëmtuar rëndë pozitat e sërbëve djegija e xhamive në Beograd.

Zëri i Amerikës: Çfarë parashikoni ju për rajonin në një të ardhme tre mujore, dy vjeçare apo 5 vjeçare? Cila është e ardhmja e rajonit?

Vladimir Matic: Ajo që unë do të doja të shikoja është diçka që praktikisht është e parealizueshme. Megjithatë, do të doja të shikoja një shoqëri demokratike shumë etnike në Kosovë, por kjo më duket një mundësi tepër e largët, veçanërisht pas ngjarjeve të ditëve të fundit, që në fakt hapin përsëri çështjen e ndarjes së Kosovës, nëse atë do ta quanim copëtim, kantonizim apo diçka tjetër. Por ka mundësi që këto ngjarje janë një hap tjetër drejt zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës dhe ndoshta është pikërisht ky momenti për zgjidhjen përfundimtare.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi kanë ngjarjet e fundit në Kosovës për politikën perëndimroe, dhe në veçanti për politikën e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit?

Vladimir Matic: Gjendja e tanishme i ve Shtetet e Bashkuara në një pozitë tepër të vështirë, ndërkohë që ato janë përpjekur të largohen sa më shumë që të jetë e mundur nga çështjet ballkanike, për shkak të përparësive të tjera që kanë në botë, përparësi që ishin vendosur përpara kësaj admisnitrate. Zgjidhja e çështjes së Kosovës do të donte më shumë përpjekje dhe një prani më të madhe në rajon të komunitetit ndërkombëtar, por çdo përpjekje e Bashkimit Evropian, sado e fuqishme të ishte ajo, nuk do të kishte sukses pa udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara. Arsyeja është se njëra palë, që janë sërbët, nuk e do pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në këtë proces, ndërsa pala tjetër, Shqiptarët, do patjetër pjesëmarrjen dhe udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara. Zgjidhja përfundimtare do të arrihej në një ardhme më të largët kur kjo zonë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe kufijtë do të kishin shumë më pak rëndësi si për popujt e rajonit ashtu edhe për udhëheqësit e tyre.

XS
SM
MD
LG