Lidhje

Pjesëmarrja e grave në qeveritë myslimane - 2004-03-22


Këtë muaj, Kabus Bin Said, sulltani i Omanit emëroi Ravia Bin Saud Al Busaidin ministre të re të arsimit të lartë. Ajo është femra e parë e emëruar në qeverinë e Omanit. Presidenti Bush tha se këto janë kohë të jashtëzakonshme. “Ne kemi parë rënien e tiranëve brutalë. Ne po shohim lindjen e demokracisë në Lindjen e Mesme. Ne po shohim femrat të zënë vendin e tyre të merituar në shoqëri, të cilat më parë ishin jashtëzakonisht të mbyllura dhe të shtypura. Ne po shohim fuqinë dhe afrimin me lirinë në çdo kulturë.”

Presidenti Bush tha se ndryshime kanë filluar edhe në Marok, ku mbreti Muhamed Ben al-Hasan ka propozuar ligje për mbrojtjen e të drejtave të femrave. “Ai tha: si mund të përparojë një shoqëri kur femrat, që përbëjnë gjysmën e popullatës shohin të drejtat e tyre të shkelen dhe të vuajnë për shkak të padrejtësive, dhunës dhe mospërfilljes, megjithë të drejtat dhe dinjitetin që u garantohet atyre nga feja jonë e bekuar”. Kjo është një e deklaratë e fuqishme e lirisë. Shtetet e Bashkuara mbështesin Madhërinë e tij dhe të gjithë ata që mbështesin këtë besim themelor. E ardhmja e popujve muslimanë do të jetë më e mirë për të gjithë si rezultat i pjesmarrjes së plotë të femrave,” tha presidenti Bush.

Në Lindjen e Mesme dhe gjetkë po bëhet përparim drejt respektimit të të drejtave të femrave. Por shumë femra akoma ballafaqohen me shtypje, dhunë dhe paragjykime. Siq ka thënë Farhranaz Naziri, themeluese e Shoqatës së Grave në Afganistan ” Shoqëria është si një zog me dy krahë dhe zogu nuk mund të fluturojë me një krah të thyer.” //rd//

XS
SM
MD
LG