Lidhje

Ndeshjet e fundjavës në basketboll - 2004-03-22


Ndeshja e djeshme e skuadrës Kings të Sakaramentos kundër Hjustonit ka shënuar një fitore tjetër për kryesuesen e ligës perëndimore. Loja e kombinuar e dy lojtarëve të Sakramentos Vlade Divac dhe Peja Stojakovic në 2 minutat e fundit i dhuroi fitoren ekipit Kings me rezultatin 100-95. Skuadra Rockets e Hjustonit luan sot jashtë fushës së saj në Portland, kurse Kings ndeshen nesër në fushën e tyre me ekipin Bucks të Milwaukeet. ***

Kobe Bryant humbi një shans për të fituar lojën pa kaluar në minutat shtesë. Këtë gabim ai nuk e përsëriti pas minutave shtesë kur Lakers të Los Angeles fituan kundër Bucks të Milwaukee me rezultatin 104-103. Kobe Bryant, i cili shënoi 22 pikë, vulosi fitoren për Lakers me koshin e fundit kur kishin mbetur vetëm 25 sekonda kohë. Rezultati më i mirë u shënua nga Shaquille O'Neal me 31 pikë. Megjithë humbjen e mbrëmshme, ekipi Bucks i Milwaukee u paraqit mirë. Ekipi Lakers pret të mërkurën kryesuesin e ligës perëndimore Kings, ndërsa Milwaukee do të vizitojë Sacramenton nesër.***

Ekipi i Minesotës, Timberwolves, kryesoi pjesën e tretë të ndeshjes me një avantazh prej 22 pikësh dhe arriti të fitonin përballë Nuggets të Denverit me rezultatin 98-77. Kevin Garnett shënoi 20 pikë dhe realizoi 13 bllokime, kurse Sam Cassell dhe Wally Szczerbiak shenuan nga 18 pikë secili për Minnesotën. Ekipi i Denverit ngeli mbrapa qysh në fillim të lojës dhe asnjëherë nuk arriti të përparonte. Për Nuggets rezultatin më të mirë e shënoi Carmelo Anthony me 13 pikë. Denver tani mban vendin e tetë në ligën perëndimore. ***

Ndërkohë ekipi që mban vendin e dytë në ligën lindore, Nets të Nju Xhersit humbi përballë ekipit Mavericks të Dallasit 98-101. Vendin e tretë në ligën lindore e mban ekipi Pistons i Detroitit i cili shënoi një fitore tjetër përballë skuadrës Cavaliers të Clevlandit me rezultatin 96-76. Ekipi kryesues i ligës, Pacers të Indianës do të ndeshet sot me skuadrën Bulls të Chicagos. ***

Ndërkohë nga futbolli për femra. Përfaqësuesja amerikane i shtoi edhe një trofe tjetër kupave të saj, duke mundur të shtunën Norvegjinë 4-1 dhe duke fituar kampionatin në Algarve të Portugalisë. Ekipi amerikan e ka fituar këtë turne tre herë në pesë vjetët e fundit.

XS
SM
MD
LG