Lidhje

Takim i ministrave të jashtëm të BE mbi luftën kundër terrorizmit - 2004-03-22


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel për të hartuar një plan të bashkërenduar për të luftuar terrorizmin pas shpërthimeve terroriste të 11 marsit ndaj trenave të pasagjerëve në Madrid.

Ministrat kanë në plan të diskutojnë një projekt-deklaratë në të cilën terrorizmi cilësohet një “kërcënim kryesor” ndaj Bashkimit Evropian. Projekt-deklarata kërkon nga të gjitha vendet anëtare që të veprojnë në frymën e solidaritetit, nëse ndonjë prej tyre goditet nga terrorizmi.

Po sot, shefat e policisë evropiane po takohen në Dublin për të diskutuar ndër të tjera edhe përgjigjen ndaj terrorizmin. Takimet e sotme janë të fundit në serinë e përgatitjes për një takim dy-ditor të nivelit të lartë që do të zhvillojnë këtë javë në Bruksel.// lk //

XS
SM
MD
LG