Lidhje

Irakianët kundërshtojnë dhunën ndaj koalicionit - 2004-03-23


Një anketë e opinionit publik e kohëve të fundit tregon se 78 për qind e irakianëve kundërshtojnë dhunën ndaj forcave të koalicionit. Sondazhi tregon gjithashtu se forca e re policore e Irakut po fiton besimin e popullit irakian dhe 56 për qind e irakianëve të pyetur thonë se ata kanë besim tek ushtria e re irakiane.

Anketa u zhvillua nga rrjeti televiziv amerikan ABC në bashkëpunim me transmetues nga Britania, Gjermania dhe Japonia.

Sulmet e fundit në Bagdad dhe në pjesë të tjera të Irakut tregojnë se luftës kundër terrorit nuk i shihet fundi. Në fakt, objektivi i terroristëve është të parandalohet demokracia. “Është natyra e terroristëve, thotë Presdidenti Bush, që një numër i vogël njerëzish të këqinjë mund të sjellë pikëllim e vuajtje për shumë njerëz.

“Pas shkatërrimit të regjimit bathist në Irak, tha Presidenti Bush, tani ne përballemi me mbeturinat e përkrahësve të dhunëshëm të Sadam Huseinit. Njerëz që kanë ikur nga beteja me trupat tona, tani janë përhapur dhe sulmojnë pas shpine. Me këta vrasës janë bashkuar terroristë të huaj. Kohët e fundit në Irak, ne kapëm një letër të dërguar nga një terrorist i quajtur Zarkavi, një person i njohur shumë mirë nga shërbimet tona të zbulimit”.

Në dokumentin e kapur, Abu Musab al-Zarkavi i bën thirrje al-Kaidës të angazhohet në terrorizëm në Irak. Zarkavi thotë se strategjia duhet të jetë shkatërrimi i shoqërisë irakiane duke nxitur dhunën sektare. “Zarkavi dhe njerëz si ai, thotë Presidenti Bush, e kanë shndërruar Irakun në frontin qendror të luftës kundër terrorit.”

“Terroristët e dinë se krijimi i një Iraku të lirë do të ishte grusht i rëndë kundër lëvizjes terroriste mbrëbotërore. Dhe për këtë gjë, deklaroi Presidenti Bush, ata kanë plotësisht të drejtë. Por, ne e kemi parë këtë armik edhe më parë dhe e dimë sesi ta luftojmë atë. Duke luftuar përkrah popullit të Afganistanit, ne po i mposhtim terroristët në atë territor. Dhe duke luftuar përkrah popillit të Irakut, ne do t’i mposhtim terroristët edhe në atë vend”.

Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara dhe miqtë e aleatët e tyre nuk do të gjunjëzohen kurrë përballë një grupi gangsterësh dhe vrasësish.”

XS
SM
MD
LG