Lidhje

Vrasja e Jasinit shqetëson Uashingtonin - 2004-03-23


Departamenti amerikan i Shtetit shprehu shqetësim të thellë për vrasjen nga Izraeli të udhëheqësit të Hamasit, Sheikut Ahmed Jasin.

Zëdhënësi Richard Boucher nuk e dënoi hapur vrasjen, por tha se ky veprim nuk do të ndihmojë përpjekjet për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Në një deklaratë të veçantë, Shtëpia e Bardhë tha se të gjitha palët në konfliktin izraelito palestinez duhet të tregohen të përmbajtura.

Ndërkohë, faqja islamike e internetit Al-Ansar botoi një deklaratë, për të cilën pretendon se ishte nga një grup i lidhur me al-Kaidën, i cili zotohet të hakmerret për vrasjen e Sheikut Jasin.

Në deklaratën e grupit Brigadat Abu Hafs al-Masri bëhet thirrje për sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Vendet arabe e dënuan me forcë vrasjen e Sheikut Jasin.

XS
SM
MD
LG