Lidhje

Varr masiv në Tiranë - 2004-03-23


Një varr masiv në të cilin mendohet të jenë eshtrat e 17 kundërshtarëve të regjimit komunist, të dënuar në prill të vitit 1945, u zbulua në Tiranë nga një grup gazetarësh të Gazetës Shqiptare dhe të afërmish të të vrarëve. Zbulimi u bë falë dëshmive të mbledhura nga nipi i njërit prej të pushkatuarve dhe një banori të zonës i cili tregoi se natën e ekzekutimit kishte qenë aty pranë dhe kishte parë gjithshka.

Të 17 të pushkatuarait janë të dënuarit e gjyqit special të zhvilluar në vitin 1945 ndaj 60 ish funksionarëve të lartë të shtetit shqiptarë para dhe gjatë luftës. Mes tyre mendohet të jenë edhe eshtrat e Bahri Omarit, kunatit të diktatorit Enver Hoxha.

Tashmë familjarët e të vrarëve kanë kërkuar bahkëpunimin e autoriteteve për të bërë edhe përcaktimet shkencore.

Pas vitit 1990 në Shqipëri janë gjetur varret e shumë kundërshtarëve të diktatorit Hoxha, mes të cilëve dhe ai i Mehmet Shehut, të gjithë të ekzekutuar dhe me pas të varrosur në vende të panjohura.

//rd//

XS
SM
MD
LG