Lidhje

Takime të shqiptaro-amerikaneve me ligjvënës amerikanë - 2004-03-25


Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare pranë universitetit Amerikan, Pol Uilliams thotë se s'ka dyshim që trazirat e kohëve të fundit e kane dëmtuar çështjen shqiptare të Kosovës. Analisti amerikan thotë se nga kjo udhëheqësit politikë vendorë nuk duhet të demoralizohen dhe as nuk duhet të mjaftohen vetëm me dënimin e dhunës, por të mendojnë për një strategji afatgjate për të treguar se Kosova është në gjendje të vetqeveriset. Sipas analistit Williams, dënimi i dhunës nga udhëheqësit politikë shqiptarë, si dhe vendimi i qeverisë se Kosovës për rindërtimin e kishave dhe banesave serbe të shkatërrur nga trazirat është hapi i parë në procesin e rindërtimit fizik dhe politik te Kosoves. Kjo thote ai eshtë një strategji e mirë për momentin. Profesor Uilliams thotë se hapi i dyte është zhvillimi i një strategjie afatgjate për të marrë përsipër një rol më të gjërë në fushën politike, ligjore dhe institucionale, pasi kështu ata do fillonin të tregonin se Kosova është në gjendje të vëprojë si një vend i pavarur.

Dje Kosova shënoi 5 vjetorin e ndërhyrjes së Natos për ndaljen e fushatës serbe të spastrimit, dhe ky përvjetor, thote analisti Williams duhet të shërbejë si kujtesë se perendimi hyri në luftë për një Kosovë ku marrëdheniet e mira ndëretnike të përbejne bazën e jetës shoqerore. Profesor Uilliams thotë se udhëheqësit politikë shqiptarë e serbë, duhet të gjejnë rrugë mirëkuptimi si dhe të bindin veten dhe komunitetet e tyre se Kosova duhet të bëhet një vend i etnikisht i integruar, në se synon të pranohet në gjirin e familjeve evropiane.

Ligjvënësi i Dakotes se Veriut, Earl Pomaroy thotë se ngjarjet e fundit në Kosove do t'i quante një hap prapa për interesat shqiptare, por shton ai, kjo nuk do të thote se shqiptarët nuk jane në gjendje të bëjnë njëkohesisht dy hapa perpara. “Gjatë bisedave me udheheqes te lobit shqiptar, kuptova se ekziston deshira e vullneti per te hyre perseri ne rrugen e perparimit dhe plotesimit te synimeve per te miren e Kosoves. Ne kete drejtim, ndihma amerikane nuk do të ndihmojë”, tha ligjvenesi Pomaroy.

Ndërsa ligjvenesi nga New Yorku, Eliot Engel kritikoi qeverinë e Serbisë që sipas tij, përpiqet t’a shfrytezojë gjëndjen në Kosovë për të larguar vemendjen e opinionit nga problemet e saj të brendëshme. “Por Serbia nuk mund të pretendojë se ka ndonjë të drejtë mbi Kosovën. E vetmja e drejte e ligjshme i takon popullit te Kosoves, shqiptarëve, serbëve dhe pakicave të tjera që jetojnë atje”, tha ligjvënësi Engel Ligjvenesi Engel është një përkrahës i vendosur i pavarësisë së Kosovës, por ai gjithashtu këmbëngul se që Kosova të bëhet e pavarur, të gjitha pakicat etnike duhet të gëzojnë të drejta të plota e të barabarta.

Ndërsa analisti Xhejms Huper i Grupit të Politikave dhe Ligjit Ndërkombëtar Publik, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht aleatëve të Amerikës në Evrope qe t'i trajtojnë me më shumë vemendje çështjet politike, vecanerisht ato që kanë të bëjnë me statusin përfundimtar te Kosoves. “Shqiptarët prisnin që statusi përfundimtar te trajtohej brenda 3 deri 5 vjet pas luftës. Por fakti që qeveria vazhdon të ketë pak kompetenca dhe çështja e statusit nuk pritet të shtrohet para verës së vitit 2005, ka krijuar një zhgënjim të thellë dhe mungesë shprese per të ardhmen mes shqiptarëve të Kosovës”, tha analisti Huper. Ai mendon se sa më shumë që komuniteti ndërkombetar e shtyn këtë çështje, aq më shumë atmosfera në Kosove do të vazhdojë të jetë e ngarkuar me frikën e shpërthimit të dhunës dhe trazirave të tjera.

Takimi mbremë në mjediset e Kongresit u organizua nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan në kuader te Dites se Kongresit, një veprimatri tradicionale shqiptaro amerikane. Martin Vulaj, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan thotë se kjo ështe një ditë kur shqiptarët vijnë në Kongres për t’u takuar me ligjvënësit e për të folur mbi çështjet mbarë shqiptare. Dita e Kongresit apo dita shqiptare e falenderimit ndaj Amerikës, filloi të organizohej për herë të parë nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan më 24 mars të vitit, 1999, kur Natoja nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara filloi bombardimin ndaj Serbisë.

XS
SM
MD
LG