Lidhje

Al-Jazeera transmeton një kasetë ku mendohet se flet zëvendësi i bin Ladenit - 2004-03-25


Rrjeti televiziv satelitor arab Al-Xhazira transmetoi një kasetë ku thuhet se flet Ajman al-Zavahiri, zëvendësi kryesor i Osama bin Ladenit në rrjetin terrorist al-Kaida.

Zëri në kasetë u bën thirrje pakistanezëve që të përmbysin nga pushteti presidentin pakistanez Pervez Musharraf, të cilin zëri e quan tradhëtar sepse punon për amerikanët.

Al-Xhazira e transmetoi kasetën dje, një ditë pasi zyrtarë ushtarakë pakistanezë thanë se Ajman al-Zavahiri mund të jetë mes luftëtarëve të Al-Kaidës të rrethuar nga trupat qeveritare afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarë të zbulimit nuk e kanë verifikuar ende vërtetësinë e zërit as edhe nuk kanë thënë se kur mund të jetë regjistruar kaseta. Por shumë analistë thonë se zëri tingëllon si regjistrimet e mëparshme të Ajman al-Zavahirit.

Ndërkohë, dje kaloi afati më i fundit i ushtrisë pakistaneze për dorëzimin e luftëtarëve të Al-Kaidës dhe lirimin prej tyre të 14 pengjeve. Bëhet e ditur se udhëheqësve të grupeve fisnore, të cilët janë përpjekur për 3 ditë të negociojnë lirimin e pengjeve, u është dhënë më shumë kohë. Mes pengjeve janë 12 ushtarë dhe 2 zyrtarë lokalë.

Kryengritësit, që mbrojnë luftëtarët e rrethuar, janë kërcënuar se do të kenë pasoja serioze në se nuk dorëzojnë ekstremistët dhe nuk lirojnë pengjet.

//ze//

XS
SM
MD
LG