Lidhje

Shtëpia e Bardhë kërkon një takim privat me komisionit, që po bën hetime rreth sulmeve të 11 shtatorit 2001 - 2004-03-26


Shtëpia e Bardhë po kërkon një takim privat midis këshilltares së presidentit për sigurimin kombëtar, Kondoleezza Rice, dhe komisionit, që po bën hetime rreth sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Krye-avokati i presidentit Bush i dërgoi një letër dje komisionit, ku kërkonte një takim në të cilin zonja Rice synon të sqarojë ato që avokati i cilëson si karakterizime të gabuara. Këshilltarja e presidentit për sigurimin kombëtar Rice nuk ka pranuar të dëshmojë publikisht para komisionit.

Dje më parë, zonja Rice kritikoi ish zyrtarin e kundër terrorizmit, Richard Clarke, i cili tha se administrata e presidentit Bush nuk e konsideroi terrorizmin si një kërcënim urgjent para 11 shtatorit 2001. Zoti Clarke i tha komisionit se administrata e trajtoi terrorizmin si një çështje të rëndësishme, por jo një çështje urgjente, megjithë rekomandimet e tij.

Ndërkohë, një anketë e re e opinionit publik e kryer nga një grup kërkimor amerikan jo partiak vë në dukje se amerikantë janë më shumë të shqetësuar se në të kaluarën se kush fiton në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Sipas anketës së publikuar dje, 63 përqind e amerikanëve mendojnë se ka rëndësi më shumë se në të kaluarën në se presidenti Bush apo senatori John Kerry fiton zgjedhjet presideniale.

Kjo statistikë ishte 45 përqind disa muaj para zgjedhjeve të vitit 2000 midis zotit Bush, guvernator i atëhershëm i Texasit, dhe nën-presidentit Al Gore.

Anketa arrin gjithashtu në përfundimin se gati gjysma e amerikanëve të anketuar mendojnë se të dy kandidatët kanë qënë shumë negativë dhe një numër në rritje votuesish e shikojnë zorin Kerry si liberal. Anketa e zhvillua nga Qendra Kërkimore Pew për popullin dhe shtypin.

//ze//

XS
SM
MD
LG