Lidhje

Ndihma për rindërtimin e objekteve fetare në Kosovë - 2004-03-26


Kisha Ortodokse autoqefale e Shqipërisë njoftoi sot se ka vendosur të ofrojë një shumë prej 600 mijë dollarësh për restaurimin e një kishe dhe të një xhamie në Kosovë, ose për ndërtimin e një qendre rinore që do të inkurajojë bashkë-ekzistencën paqësore. Kjo shumë do të merret nga fondet që janë mbledhur për ndërtimin e katedrales së Tiranës.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, hirësia e tij Anastasi, tha se shuma e ofrur do të ndahet në mënyrë të barabartë për të dy komunitetet fetare dhe do të jenë përfaqësuesit e tyre që do të vendosin për cilat objekt do të perdoret financimi.

I pyetur nëse konfliktet e fundit në Kosovë, ku u dogjën përveç shtëpive dhe objekte kulti të serbëve, kryepeshkopi Anastatios tha se feja nuk duhet të përdoret apo përzihet në konflikte. Kontradiktat, shpjegoi hirësia e tij Anastasios, janë të formave të ndryshme dhe shpesh përdoret feja e cila duhet të shërbej si vaj për të shëruar plagët dhe jo për të ndezur zjarre.

Djegia e kishave dhe xhamive, sipas kryepeshkopit Anastasi, nuk inkurajon drejtësinë dhe paqen dhe as progresin, përkundrazi rikthen në kohë dhe praktika të cilat lanë Ballkanin në prapambetje, në përçarje dhe tragjedi.

//rd//

XS
SM
MD
LG