Lidhje

Kryeministri Nano në SHBA - 2004-03-26


Kryeministri Fatos Nano mbërrin sot në Shtete e Bashkuara ku do të marrë pjesë në një ceremoni të hënën (29 mars) në Shtëpinë e Bardhë të organizuar nga Presidenti Bush me rastin e pranimit në Nato të shtatë vendeve të Europës Lindore. Shqipëria, së bashku me Maqedoninë dhe Kroacinë janë të ftuara si vende që synojnë të integrohen në Aleancën e Atlantikut.

Ambasadori amerikan në Tiranë James Jeffrey tha mbrëmë se vendimi i presidentit Bush për t’i dhënë Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë status të njejtë me vendet e reja të Nato-s janë sinjali më i fuqishëm që Shtetet e Bashkuara mund të japin dhe dëshmojne besimin se me më tepër përpjekje dhe punë këto tre vende do të bëhen anëtare në një të ardhme të afërt.

Sipas zëdhënësit te kryeministrit, zoti Nano do të zhvillojë takime me autoritete të larta të administratës amerikane, përfaqësues të drejtësisë amerikane, me senatorë dhe ligjvenës, me drejtuesit e institucioneve financiare që ndihmojnë Shqipërinë, si dhe me drejtues të kompanive të njohura amerikane të cilat janë angazhuar tashmë me projekte në infrastrukturën e vendit. Kryeministri Fatos Nano do të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

//rd//

XS
SM
MD
LG