Lidhje

Bashkimi Evropian iu rikthehet diskutimeve për kushtetutën e organizatës - 2004-03-26


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian i dhanë fund takimit dy ditësh të nivelit të lartë në Bruksel, duke rënë dakord që të rifillojnë diskutimet mbi një kushtetutë të organizatës, të zgjerojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe të punojnë drejt reformës ekonomike.

Pjesëmarrësit ranë dakord që t’i përfundojnë bisedimet mbi kushtetutën brenda 15 qershorit.

Dje, 15 vendet anëtare të bllokut dhe 10 vendet që të anëtarësohen më një maj, premtuan të veprojnë së bashku dhe të trajtojnë një sulm terrorist kundër çdo vendi anëtar si sulm kundër vetë Bashkimit.

Përparimi ekonomik ka qenë i ngadalëshëm, por delegatët premtuan të dyfishojnë përpjekjet për të nxitur rritjen ekonomike. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian shprehën mbështetje edhe për një rol më të madh të Kombeve të Bashkuara në Irak. //rd//

XS
SM
MD
LG