Lidhje

Irak: vriten 4 vetë në incidente të ndryshme - 2004-03-27


Në një sulm nga kryengritësit në qytetin verior irakian Mosul u vranë të paktën dy veta dhe u plagosën rreth 13 të tjerë, përfshirë një fëmijë dhe dy policë. Policia thotë se dy raketa Katjusha goditën zyrën e guvernatorit krahinor.

Në Tikrit, policia thotë se një tre vjeçar irakian u vra dhe disa persona të tjerë u plagosën kur trupat amerikane hapën zjarr kundër makinës së tyre pranë një postblloku.

Në kryeqytet, një bombë shpërtheu në anë të rrugës, ndërkohë që aty po kalonin disa makina. Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se shpërthimi shkaktoi plagosjen e të paktën pesë irakianëve.

Një kamion me trupa japoneze ndeshi në një pritë në qytetin jugor irakian Samava. Mjetet japoneze të informimit thonë se shoferi irakian i kamionit mbeti i vrarë.

Autoriteti i Përkohshëm i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka paralajmëruar se ka shumë mundësi që kryengritësit t’i shkallëzojnë sulmet kundër civilëve dhe irakianëve që punojnë me koalicionin gjatë periudhës para kalimit të pushtetit në duart e një qeverie irakiane me 30 qershor.// lk //

XS
SM
MD
LG