Lidhje

Cila është e ardhmja e gjuhës angleze? - 2004-03-28


Anglishtja po bëhet me shpejtësi gjuha e shkencës në mbarë botën, por cila është e ardhmja e saj në aspektin e përdorimit të përditshëm? Një ekspert thekson se përqindja e anglishtfolësve në shkallë botërore po bie, ndërkohë që gjuhë të rajoneve të tjera me ritme të shpejta rritjeje po fliten nga një numër gjithnjë e më i madh njerëzish.

Vetëm para 10 vjetësh, numri i njerëzve që e flisnin anglishten si gjuhë amtare, ishte më i vogël vetëm përballë numrit të atyre që flisnin gjuhën kineze. Por studiuesi britanik, David Graddol, thotë se mbizotrërimi i anglishtes do të bjerë nga mesi i këtij shekulli dhe do të radhitet pas gjuhës kineze si e barabartë me arabishten, gjuhën hindi dhe gjuhën urdu. Ai gjithsesi thekson se numri i anglishtfolësve nuk do të bjerë, por rënia në përdorimin e gjuhës angleze është relative, në krahasim me gjuhë të tjera.

“Numri i njerzve që e kanë anglishten gjuhë amtare vazhdon të shtohet, por jo me ritmet, me të cilat po shtohet numri i atyre që flasin gjuhë të tjera të mëdha”.

Në një artikull të kohëve të fundit në revistën “Shkenca”, zoti Graddol thekson se tri gjuhë që tani nuk janë afër kreut të listës së gjuhëve më të folura, mund të afrohen së shpejti dhe këto janë gjuhët bengaleze, tamile dhe malej, të cilat fliten në Azinë Jugore dhe Juglindore.

Por një ekspert tjetër thotë se zoti Graddol e nënvlerëson të ardhmen e mbizotërimit të anglishtes. David Crystal i Universitetit të Wellsit, autor i Enciklopedsë së Gjuhës Angleze e Kembrixhit, thotë se rreth një 1 miliard e gjysëm nga 6 miliardë banorët e globitit e flasin aglishten si gjuhë të dytë në krahasim me 400 milionë që e kanë gjuhë amtare.

“Askush nuk e di me siguri se çdo të ndodhë, pasi asnjë gjuhë nuk është ndodhur më parë në këto kushte. Por, të gjitha provat shkencore tregojnë se orteku i anglishtes po shkon poshtë malit dhe përhapja e saj po merr ritme gjithnjë e më të shpejta duke përfshirë folës të rinj si asnjë gjuhë tjetër më parë. Ndryshe nga David Garadol, unë nuk parashikoj që ky proces të ndalet në një ardhme të afërt”, thotë zoti Chrystal.

Por nga ana e tij, zoti Gradol nuk është i mendimit që përhapja e anglishtes si gjuhë e dytë do të thotë se ajo do të bëhet gjuhë botërore që do të zhvendosë të tjerat. Fakti që njerëzit po mësojnë anglisht, nuk do të thotë se po heqin dorë nga gjuha e tyre.

Por një fakt i tillë, vëren ai, po i vë njerëzit që flasin vetëm anglisht në pozita të pafavorshme konkurrence. Ai thotë se në rendin e ri botëror gjuhësor, shumica e njerëzve kalojnë nga përdorimi i një gjuhe në një tjetër, sipas nevojave të ditës, ndërkohë që atë që flasin vetëm anglisht, do ta kenë të vështirë të marrin pjesë plotësisht në shoqëri.

Zoti Gradol vëren se punëdhënësit në pjesë të Azisë po shikojnë përtej anglishtes. Dhjetëvjeçarin e ardhshëm, thotë ai, gjuha më e rëndësishme për mundësi punësimi ka gjasë të jetë dialekti mandarin i gjuhës kineze.//kk//

XS
SM
MD
LG