Lidhje

Nano: Vështirësitë që po kalon Shqipëria janë pjesë e pashmangshme e zhvillimit - 2004-03-28


Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, i cili ndodhet në Washington për të marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të disa vendeve të reja anëtare të NATO-s, thotë se vështirësitë që po kalon sot Shqipëria e Ballkani ne pergjithësi janë pjesë të pashmagshme të procesit të zhvillimit, por që nuk mund të kapërcehen pa ndihmën apo pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve.

Kryeministri Nano i bëri këto komente mbrëmë, gjatë një takimi me një grup shqiptaro amerikanësh në ambasadën e Shqipërisë në Uashington.

Për të parë e për t'u takuar me kryeministrin Nano në selinë e ambasadës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara kishin ardhur një numër shqiptaro amerikanësh me banim ne kryeqytetin Uashington e zonat per rreth. Kryeminstri Nana tha se në fytyrat e tyre sheh gëzim dhe optimizëm, por edhe një ndjenjë trishtimi që janë larg atdheut.

I ndodhur mes te pranishmëve, kryesisht emigrantë te rinj, kryeministri Nano tha se sheh mes tyre ish-studentë, intelektualë, artistë e të tjerë, të cilët janë larguar nga vendlindja për arsye të ndryshme, kryesisht ekonomike.

Kryemistri tha se Shqiperia e ndjen çdo ditë mungesën e tyre, por tani që ndodhen ketu të përpiqen të integrohen sa më shume në këtë vend dhe të përfitojnë nga vlerat më të mira që ofron një demokraci e hapur dhe shumëetnike siç janë Shtetet e Bashkuara, dhe siç ka aq shumë nevojë Ballkani.

Kryeministri Nano do të marrë pjesë në ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë për zgjerimin e NATO-s me 7 vende të reja, përfshirë 3 republikat balltike, Bullgarinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë. Ndërsa Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia janë kandidate për anëtarësim.

Gjatë këtyre ditëve në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Nano shoqërohet edhe nga një grup sipërmarrësish shqiptarë me synimin për tërheqjen e investimeve të huaja ne Shqipëri.//kk//

XS
SM
MD
LG