Lidhje

Pakistan: Esktremistët myslimanë lirojnë pengjet - 2004-03-28


Në Pakistan, ekstremistët myslimanë po lirojnë pengjet dhe forcat qeveritare po tërhiqen, duke i dhënë fund një operacioni 12 ditësh në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Zyrtarë ushtarakë pakistanezë thanë sot se të dyshuarit si ekstremistë të al-Kaidës dhe simpatizantët e tyre vendorë kanë liruar 11 ushtarë të kapur që nga fillimi i luftimeve më 16 mars. Sipas njoftimeve, ushtari i 12-të iku mbrëmë nga vendi ku mbahej peng.

Dy zyrtarë të qeverisë pritet të lirohen sonte. Pengjet u liruan pasi udhëheqësit fisnorë arritën një marrëveshje me rrëmbyesit. Zyrtarë ushtarakë thonë se forcat kanë filluar të tërhiqen nga zona e luftimeve, por premtuan të qendrojnë në rajon dhe të ndjekin mbeturinat e fundit të ekstremistëve.//kk//

XS
SM
MD
LG