Lidhje

Grosman: dhuna, pengesë për përparimin e Kosovës - 2004-03-28


Nënsekretari amerikan i Shtetit Marc Grossman tha se dhuna që shpërtheu kohët e fundit midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë është pa dyshim pengesë për përparimin e vendit. Ai i bëri këto komente sot në Prishtinë pas bisedimeve me administratorin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Harri Holkeri si dhe me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rrugova dhe kryeministrin Bajram Rexhepi. Përleshjet e këtij muaji në Kosovë shkaktuan vdekjen e 28 vetëve.

Zyrtari i larte amerikan tha se mënyra më e mirë për të bërë përparim është ndryshimi i rrugës së ndjekur deri tani. Ai tha se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të paraqesë një plan deri në fund të javës, për realizmin e standarteve për demokraci dhe të drejtat e njeriut. Nënsekretari amerikan i Shtetit pritet të shkojë nesër në Beograd për tu takuar me zyrtarët serbë.

//rd//

XS
SM
MD
LG