Lidhje

Shpërthime terroriste në Uzbekistan - 2004-03-29


Zyrtarët uzbekë fajësojnë terroristët ndërkombëtarë dhe ekstremistët islamikë, veçanërisht përkrahësit e partisë Hizb Ut Tahrir dhe sektin Wahhabi për një seri shpërthimesh vdekjeprurëse dhe sulme të tjera që vranë të paktën 19 njerëz. Prokurori i Përgjithshëm i Uzbekistanit tha se të paktën dy persona u vranë gjatë shpërthimit të parë në një treg të mbushur me njerëz në Tashkent, kurse të tjerët, përfshi gjashtë policë u vranë në një shpërthim në qytetin e lashtë Bukhara në një fabrikë që dyshohet se prodhonte bomba për terroristët. Zyrtarët e ministrisë së jashtme uzbeke thanë se ishin planifikuar disa sulme terroriste në mbarë vendin. Ministria i lidh këto sulme me shpërthimet e Madridit dhe me situatën e turbulltë në Afganistanin fqinj. Zyrtarët uzbek thanë se sulmet terroriste kanë si synim ndarjen e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit.

//rd//

XS
SM
MD
LG