Lidhje

Presidenti Bush iu uron mirëseardhjen në Nato 7 vendeve të reja - 2004-03-29


Në ceremoninë që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush iu urojë zyrtarisht mireseardhjen në NATO 7 vendeve të reja, ndërkohë që Rusia përsëri shfaqi shqetësim mbi zgjerimin e aleancës.

Kryeministrat e Bullgarisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë morrën pjesë në ceremoninë që u zhvillua në kopshtin jugor të Shtëpisë së Bardhë. Para ceremonisë ata depozituan dokumentat përkatëse për anëtarësim në aleancën e Natos, që u krijua në vitin 1949. Kryeministrat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, vendet e të cilëve shpresojnë të anëtarësohen në të ardhmen, gjithashtu morrën pjesë në ceremoni.

Ndërkohë, në Moskë, një zëdhënës i ministrisë së Jashtme tha në një deklaratë se zgjërimi i NATO-s prek interesat politike, ushtarake dhe ekonomike të Rusisë. Ai përmendi në mënyrë specifike pranimin në NATO të tre shteteve baltike. Rusia ende nuk i ka zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet me Estoninë, Letoninë, dhe Lituaninë. Zëdhënësi shprehu shqetësim të veçantë mbi planet e NATO-s për patrullimin e hapësirës ajrore të tre anëtarëve të rinj balltikë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, vërtetoi njoftimet se aeroplanët luftarakë F-16 do të fillojnë të patrullojnë hapësirën ajrore të Estonisë, Letonisë, dhe Lituanisë sonte, momentin që ato të jenë pranuar zyrtarisht në aleancën e NATO-s.

Mirëpo, zoti de Hoop Scheffer nuk u kushtoi shumë rëndësi shqetësimeve ruse dhe tha se ai ia kishte shpjeguar këtë qëndrim të NATO-s ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavror, para dy javësh. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit të NATO-s me Rusinë dhe synimin e aleancës për forcimin e këtij partneriteti.

XS
SM
MD
LG