Lidhje

SHBA: të vendosura të ndihmojnë popullin e shumëvuajtur të Birmanisë - 2004-03-30


Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të ndihmojnë popullin e shumëvuajtur të Birmanisë derisa atij t’i krijohen përsëri mundësitë për të zgjedhur udhëheqësit e tij përmes një procesi të drejtë dhe demokratik. Por, junta ushtarake e Birmanisë ka kundërshtuar të largohet nga pushteti dhe vazhdon të shtypë dëshirat e votuesve brimanezë.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Punës, Lorne Krejner, thotë se fushata e dhunës dhe e shtypjes e juntës pasqyron mospërfilljen e saj të hapur ndaj të drejtave të njeriut të popullit bimanez.

“Junta vazhdon të shtypë disidentët politikë nëpërmjet përndjekjes, censurimit, burgimit, rrahjeve dhe zhdukjeve. Forcat e sigurimit, thekson zoti Krejner, vazhdojnë të kryejnë vrasje pa gjyq dhe përdhunime. Autoritetet kufizojnë rreptë lirinë fetare dhe forcat e sigurimit vëzhgojnë nga afër lëvizjet dhe komunikimin e qytetarëve.”

Vitin e kaluar, një autokolonë me të cilën po udhëtonte udhëheqësja e Lidhjes Kombëtare për Demokraci, Aung San Su Ki, dhe përkrahësit e saj ndeshi në një pritë dhe ajo u arrestua. Zonja San Su Ki vazhdon të mbahet nën arrest shtëpijak. Junta vazhdon të sundojë me anë të frikës dhe mizorisë dhe me një mospërfillje të plotë ndaj shtetit ligjor.

Pakicat birmaneze janë viktima të shkeljeve të rënda. Sipas organizatave joqeveritare, ushtria birmaneze ka përdorur përdhunimin kundër grave të pakicave etnike Shan, Karen, Mon, Kareni, Çin dhe Tavojan.

Sikurse zonja Aung San Su Ki, edhe Bishopi Desmond Tutu nga Afrika e Jugut është mbajtës i çmimit Nobel të Paqes. “Të pranosh çdo gjë më pak se liria dhe drejtësia për pjesëmarrjen demokratike të të gjithë njerëzve, thotë Bishopi Tutu, do të thotë të pranosh praninë e shtypjes dhe të mos nderosh vëllezërit dhe motrat tona që i kanë kushtuar jetën të ardhmes së një Birmanie demokratike.” .

XS
SM
MD
LG